Transmetuar më 16-08-2019, 21:22

Një grup turistësh spanjollë janë sulmuar sot nga pronarët e një lokali në Borsh.

Ata u larguan pasi nuk u pëlqeu shërbimi, por kanë hasur në rezistencën e pronarëve të biznesit, të cilët i dhunuan me grushte.

Turistët, që kishin ardhur me jaht në Sarandë, u larguan me furgon, xhamat e të cilit dyshohet se u thyen nga pronarët.

Një ditë më pas, në lidhje me këtë incident ka reaguar kryeministri Edi Rama, ku shkruan se “barbari që goditi miqtë spanjolli, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve”.

Sipas Ramës, “mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë”.

“Barbari që goditi miqtë spanjolli, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve. Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë. Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri. Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë”, shprehet Rama në postimin e tij në Facebook që e shoqëron me një video ku shihet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi duke u dhuruar lule turistëve spanjollë. 

Ndërkaq turistët spanjollë shprehehn se do të vizitojnë sërish Shqipërinë./a.k/noa.al/