Transmetuar më 16-08-2019, 21:17

Trupi i pajetë i një 31-vjeçari është gjendur mbrëmjen e sotme në afërsi të Liqenit të Thatë, në Tiranë.

Burimet zyrtare saktësojnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.S.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

31-vjeçari ishte  shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa. /k.k/noa.al/