Transmetuar më 16-08-2019, 20:00

Një person është hedhur nga parmakët e shkallëve të një pallati në Lushnjë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Xhevdet Nepravishta”.

Viktima është identifikuar si 47-vjeçari V.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante dhe kurohej nga sëmundja e depresionit.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /k.k/noa.al/