Transmetuar më 16-08-2019, 19:27

Kryeministri Rama ka shkruar për ndarjen nga jeta të gazetarit, Fatos Baxhaku.

Duke sjellë në vëmendje edhe lajmin e hidhur të vdekjes së regjisorit Gjergj Xhuvani, Kryeministri shkruan se këtë herë humbi një tjetër mik i mirë, një gazetar i mirë.

"E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse…

Lamtumirë Baxhak”, shkruan Rama.

Gazetari ndërroi jetë ditën e sotme pas një sëmundjeje, ndërsa po kurohej në QSUT. /k.k/noa.al/