Transmetuar më 16-08-2019, 18:48

Piloti i një avioni rus ka bërë ulje të detyruar të mjetit fluturues me 226 persona në bord.

Shkak është bërë një tufë me zogj e cila dëmtoi motorët e avionit, që më pas u ul në disa fusha të mbjella me misër.

74 persona u plagosën dhe janë shtruar në spital por siç raportohet nuk kanë pësuar dëmtime serioze.

Ural Airlines Airbus po udhëtonte për në Simferopol në Krime kur vetëm pak minuta përpara ngritjes u gjend përballë një tufe të madhe me zogj.

Disa prej tyre përfunduan në motorët e avionit duke shkaktuar një ulje emergjente. /k.k/noa.al/