Transmetuar më 16-08-2019, 16:39

Mund të jetë akuzuar si i pa shkolluar mirë kur u bë papritur deputet, por Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe edhe si “kaubojsi”, po tregon gjithnjë e më shumë se ka talent, madje në atë profesion ku kryeministri akuzohet shpesh nga opozita “si dështak”.

Ai madje për nga profesioni apo pasioni është duke e sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama.

Ndocaj ka bërë publike disa piktura, madje i ka nxjerrë ato edhe në shitje.

Dy piktura i janë kushtuar heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Ato kushtojnë 1 mijë euro, ndërsa Ndocaj ka portretizuar heroin Kombëtar, kur ishte i ri dhe i moshuar.

Por ai ka nxjerrë po ashtu në shitje, ndonëse me një çmim më të lirë edhe piktura me natyrën dhe madje edhe disa piktura me femra nudo.   Pra, po tregon se është piktor i gjithanshëm.

Ish-deputeti socialist, së fundmi kandidat për kreun e bashkisë së Lezhës, pas "divorcit politik" me socialistët e madje edhe me opozitën, përveç betejës politike tashmë si i pavarur,  po i përkushtohet edhe pasionit të tij që e ka deklaruar më herët, pikturës. /a.m/ noa.al/