Transmetuar më 16-08-2019, 15:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Faik Konica”, në Tiranë.

Disa punëtorë kanë rënë nga skela e pallatit, ku ata po punonin dhe janë plagosur.

Raportohet se katër prej tyre janë plagosur dhe janë  dërguar me urgjencë në spital nga ambulanca.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy të plagosurit që janë dërguar të parët në Spitalin e Traumës janë Genti Bardhi 29 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet një grup hetimor që është ngritur dhe po heton mbi shkaqet e këtij rasti. /a.m/noa.al/