Transmetuar më 16-08-2019, 15:39

Dy të rinj janë ndaluar në Shijak, pasi akuzohen se dy ditë më parë pas një sherri kanë kanosur me armë zjarri 4 persona.

Të ndaluarit janë shtetasit J.Gj., 21 vjeç dhe E.B., 22 vjeç, të dy banues në Pjezë të Shijakut.

“Shtetasit e ndaluar , më datë 13.08.2019 , në një lokal në Gjepalaj pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasit E.A., 22 vjeç, A.R., 21 vjeç, V.S., 20 vjeç, J.T., 22 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak i kanë kanosur dhe  qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja model 56”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja për të cilën akuzohen të ndaluarit ka ndodhur në datën 13 gusht, në ambientet e një lokali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /a.m/noa.al/