Transmetuar më 16-08-2019, 14:16

Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Mësohet se në dalje të qytetit, pranë varrezave publike të Gjirokastrës, janë përplasur dy automjete.

Kjo ka bërë që pesë persona që udhëtonin me to të mbeten të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë nga aksidenti u shënuan radhë të gjata në mjete, duke bllokuar qarkullimin.

Lidhur me këtë ngjarje nga ana e policisë hetimet janë në vijim, për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit. /a.y/noa.al