Transmetuar më 16-08-2019, 14:05

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kanë zhvilluar një takim kokë më kokë mes tyre.

Takimi u mbajt në selinë blu, dhe në përfundim të tij, Basha dhe Kryemadhi shmangën deklaratat.

Nuk dihet ende çfarë është diskutuar mes dy aleatëve opozitarë mesditën e sotme, teksa çështja më e nxehtë është ajo e Valdrin Pjetrit, kryebashkiakut të zgjedhur socialist për Shkodrën, i cili u dorëhoq, pas zbulimit të dënimit për drogë në Itali.

Ndërkohë njëri pas tjetrit janë betuar edhe kryebashkiakët e rinj socialistë, të cilët kanë nisur detyrën.

Mbetet për tu parë se si do të rinisë aksioni opozitar, pas pushimeve të verës. /a.y/noa.al