Transmetuar më 16-08-2019, 13:14

Pas një sezoni të ngjeshur me koncerte dhe dasma, ka ardhur koha që këngëtarja Marsela Çibukaj të pushojë.

Ajo ka zgjedhur Dhërmiun për të pushuar, bashkë me partnerin e saj, këngëtarin Vitmar Basha.

Marsela ka publikuar një foto të saj ku shihet në shezlong, ndërsa shihet e buzëqeshur.

Ndërkohë Vitmari ka publikuar një foto të tij dhe Marselës, duke bërë që kjo e fundit ta ripublikojë.

Vitmari ka jetuar 15 vite në Itali, por u rikthye në Shqipëri në vitin 2009, ndërkohë që me Marselën është i lidhur prej afro një viti e gjysmë.

Flitet se shumë shpejtë çifti ka planifikuar që të martohen. /a.y/noa.al