Transmetuar më 16-08-2019, 13:00
Ajo njihet si një nga këngëtaret me një zë shumë të veçantë dhe me këngë mjaft të bukura, por gjithashtu edhe për disa kilogramë më tepër.
Bëhet fjalë për Fifin, e cila spikat për zërin e saj dhe performancat skenike.
Pak ditë më parë ajo është fotografuar nga “Panorama” teksa pushonte me miqtë e saj në Dhërmi.
Fifi duket se nuk kompleksohet aspak nga linjat e saj dhe del hapur në publik, edhe pse është një personazh tashmë publik dhe e di fare mirë se mund të fotografohet.
Në fotogaleri mund të shihni se si duket këngëtarja e cila në vend të bikinive të ndara, ka zgjedhur trupore.