Transmetuar më 16-08-2019, 11:52

Kur mashkulli është i suksesshëm në punë dhe paguhet më shumë, është diçka e zakontë. Por ndryshe është situata kur është femra ajo që ka sukses në punë dhe fiton më shumë në raport me partnerin.

Në këtë rast vetëvlerësimi i meshkujve bie ndjeshëm, ndërkohë që në rastin e kundërt femra ndihet më mirë kur ka pranë një mashkull dominues.

Është kjo ajo që thotë një studim amerikan i Universitetit të Florida, i publikuar në revistën shkencore “Journal of Personality and Social Psychology”.

“Meshkujt mund të ndihen të “kërcënuar” nga partnerja e cila rezulton më dominuese, por ajo që evidentoi studimi ynë është se mashkulli e cilëson suksesin e partneres si dështim të tijin”, thotë një nga drejtueset e studimit Kate Ratliff.

Për të arritur në këtë përfundim studiuesit analizuan sjelljen e 896 personave që të gjithë çift, të cilët iu nënshtruan testeve të ndryshme sociale dhe intelektuale, krahasuar edhe me suksesin e tyre në punë, shkruan noa.al.

Rezultoi se meshkujt ndiheshin më keq përballë suksesit të partneres së tyre, duke e marrë si dështim për ta, ndërkohë që femrat ndiheshin më të sigurta kur kishin një partnerë të suksesshëm dhe që fitonte më shumë. /a.y/noa.al