Transmetuar më 16-08-2019, 11:06

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 28-vjeçarin Sadetin Erkoçeviq, i arrestuar tre ditë më parë, i akuzuar për tentativë vrasje.

“Arrest me burg” vendosi gjykata ndaj tij, duke bërë që të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë, falë marrjes së informacionit nga qytetarët dhe bashkëpunimit mes strukturave të Policisë Tiranë dhe Shkodër, bënë të mundur parandalimin i një vrasjeje, i cili dyshohej se do të kryente një krim të rëndë në Tiranë.

Rreth orës 20:50 të së martës, është marrë njoftimi nga ana policisë së në rrugën “Bilal Xhaferi”, ndodhej një person i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte armë zjarri me vete.

Policia ka organizuar punën duke bërë lokalizimin e menjëhershëm të personit të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë mbajtur nën kontroll personin duke bërë të mundur që me metoda të shpejta proaktive në bashkëpunim me Policisë Tiranë dhe Shkodër të identifikonin personin e dyshuar, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr. 2, shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Të dyshuarit në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

Gjykata e Shkodrës, me vendim të formës së prerë në datën 15 shkurt 2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

Kjo pasi më datë 10 mars 2014, në një lokal me muzikë live, Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y., dhe ka plagosur një tjetër. /a.y/noa.al