Transmetuar më 16-08-2019, 10:54

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me rastin e kandidatit fitues socialist të Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili u dorëhoq, pas akuzave të Partisë Demokratike dhe publikimit të dokumenteve për trafik droge.

“Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrsesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!”, shkruan Rama.

Ai thotë se partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit dhe se ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria.

Rama shton se është koha të futen në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje.

Kreu i qeverisë nënvizon se një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar dhe se ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.

“Jo vetëm kaq, po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur. Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal. Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive”, deklaron Rama. /a.y/noa.al

PD i dërgon Prokurorisë të dhënat për Valdrin Pjetrin: Na informoni për procedurat e verifikimit

Tërhiqet Valdrin Pjetri. Dorëhiqet nga marrja e postit të kryebashkiakut të Shkodrës

Verifikim për dënimin e Valdrin Pjetrit, Prokuroria i përgjigjet kërkesës së PD