Transmetuar më 16-08-2019, 10:28

Pamjet janë përhapur me shpejtësi, për shkak të zhytjes së pazakontë, e cila lë pa fjalë.

Protagonist i saj është Ryan Tchoungoua, një atlet dhe student i ri amerikan.

Për t’u zhytur në pishinë, i riu, i gjatë 1 metër e 67 centimetër, merr vrull, ndërsa hidhet sipër kujdestarit të pishinës, i gjatë 1 metër e 85 centimetër.

Ai e kalon të riun pa e prekur fare, para se të zhytet në ujë.

Pamjet që noa.al sjell më poshtë vijnë nga New York dhe po bëjnë bujë në rrjetet sociale. /a.y/noa.al