Transmetuar më 16-08-2019, 08:24
Foto ilustruese

Një shqiptar akuzohet se ka përdhunuar një turiste të mitur britanike, në ishullin grek të Korfuzit.

Mediat greke bëjnë me dije se si i dyshuar për ngjarjen, u arrestua një 32-vjeçar shqiptar.

Vajza e moshës 14-vjeçare, ishte me pushime në Korfuz bashkë me familjen e saj.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e të mërkurës, në dhomën e një hoteli në zonën e Dassia.

Pas denoncimit të bërë nga e mitura u bë identifikimi i të dyshuarit, duke çuar në pranga 32-vjeçarin. /a.y/noa.al