Transmetuar më 16-08-2019, 08:09
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë-Tiranë.

Rreth orës 07:15 të kësaj të premte, në superstradën Lezhë – Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Patokut”, mjeti tip Volksëagen me drejtues shtetasin H.A., banues në Kosovë, ka aksidentuar këmbësoren A.M., 54 vjeçe, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Kalimtarja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. /a.y/noa.al