Transmetuar më 16-08-2019, 07:57

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili jep një leksion demokracie me fjalët e filozofit Zhan Zhak Ruso.

“Filozofi i madh francez Zhan Zhak Ruso na e ka treguar në mënyrë të kristaltë se çfarë është demokracia.

Po sot në Shqipëri a është demokraci kjo që kemi apo është diktaturë shkollëpaktesh???”, shkruan Vasili.

Më tej ai ndan shprehjen e Ruso: “Demokracia ekziston aty ku askush nuk është aq i pasur,

sa të blejë dikë tjetër dhe askush aq i varfër sa për t’u shitur”. /a.y/noa.al