Transmetuar më 15-08-2019, 22:40
Një sherr masiv ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër mes disa personave.
Një konflikt mes disa personave ka lënë të plagosur rëndë gjashtë persona.
Mësohet se dy grupe janë përplasur fizikisht mes tyre në bulevardin kryesor të Peshkopisë.
Nga të dhënat e para raportohet sherri mes dy grupeve ka vijuar edhe në spital.
Ende nuk dihen shkaqet dhe se sa persona janë përfshirë në këtë përleshje.
Pritet që policia të zbardhë ngjarjen e rëndë në orët në vijim./a.k/noa.al/