Transmetuar më 15-08-2019, 22:30

Një grua në Kosovë ka befasuar me veprimin e saj, teksa ka hequr dorë nga fëmijët për tu rimartuar.

Gruaja ia ka dorëzuar shtetit tre fëmijët e saj nga martesa e parë, duke hequr dorë nga mëmësia.

Mediat vendase shkruajnë se udhëheqësja e Qendrës  për punë sociale, Sevdije Ibrahimi, që ka marrë rastin në trajtim, tha se fëmijët janë nga martesa e parë e nënës.

“Kjo ka qenë një nënë e rimartuar në një qytet tjetër, jashtë Prishtinës.

Ajo i ka 3 fëmijë nga martesa e parë, ndërsa nga martesa e dytë i ka dy fëmijë të tjerë. Fëmijët nga martesa e parë, janë 16, 15 dhe 11-vjeçarë”, ka thënë Sevdije Ibrahimi./a.k/noa.al/