Transmetuar më 15-08-2019, 22:16

Një ngjarje e dhimbshme me pasojë vdekjen e një të mituri shqiptar nga Kosova ka ndodhur në Gjermani.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Një familje nga Kosova, e cila jetonte prej vitesh në Gjermani, ka humbur djalin 3-vjeçar, rrugës për në çerdhe.

Sipas mediave, djali i vogël ka pësuar infarkt kardiak dhe për pasojë ndërroi jetë në duart e nënës.

Familja e vogëlushit është nga fshati Ngucat i Malishevës, ndërsa trupi i pajetë i 3 vjeçarit do të kthehet në Kosovë për ta përcjellë në banesën e fundit./a.k/noa.al/