Shtatzënë në avion? Deri kur mund të udhëtoni
Transmetuar më 15-08-2019, 21:27

Shtatzënia ka shkuar gjithmonë shumë pak dakord me avionët. Nënat e ardhshme janë gjithmonë të rrezikuara dhe presioni i lartë mund të sjellë pasoja tek i sapolinduri.

Kështu që gjinekologët i këshillojnë shtatzënat që ti shmangin sa më shumë avionët.

Një studim i fundit britanik sugjeron se nuk ka asnjë rrezik për nënat dhe beben, mjafton që të udhëtojnë brenda javës së 37-të shtatzënisë dhe të mos kenë pasur më parë komplikime, si anemi, hemorragji, probleme kardiake, respiratore ose fraktura në kocka.

Më tej sqarohet se rrezet e skanerit nuk janë të rrezikshme për fetusin dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik për nënën. Ndërkohë para fluturimit shtatzëna duhet të konsultohet me mjekun në bazë të rrezikut që ka për të zhvilluar një trombozë të thellë venoze, shkruan noa.al.

“Për shtatzënitë pa komplikime të veçanta, nuk ka nevojë për masa shtesë. Ndërsa nëse nëna e ardhshme ka pasur aborte të mëparshme apo shtatzëni jashtë mitre, është mirë që të bëjë një ekografi para fluturimit”, shpjegon Ian Greer i Universitetit të Liverpool, i cili ka zhvilluar studime shkencore për llogari të Royal College of Obstetricians and Gynaecologists. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...