Transmetuar më 15-08-2019, 21:11

Nora Anne Quoirin, një vajzë 15-vjeçare angleze me zhvillim të vonë mendor e cila humbi në një xhungël në Malajzi, humbi jetën për shkak të krizës së shkaktuar në aparatin tretës nga uria dhe stresi.

Kjo gjë u konfirmua nga policia, pas autopsisë së bërë në trupin e së resë, e cila u gjet e pajetë disa ditë pas zhdukjes.

Megjithatë zyrtarët e policisë thanë se nuk ka prova që ajo të jetë rrëmbyer ose përdhunuar.

Vdekja e saj dyshohet se ka ndodhur rreth tre ditë para se të gjendej kufoma.

Trupi i së miturës u gjet të martën, pa veshje, rreth 2 kilometra larg resortit Dusun Resor, ku qëndronte me prindërit, shkruan noa.al.

Ndërkohë ajo ishte denoncuar e zhdukur më 4 gusht. /a.y/noa.al