Transmetuar më 15-08-2019, 18:50

Sëmundja e “etheve të minjve” ka shënuar viktimën e parë në Shqipëri.

Personi është një 32-vjeçar nga Erseka, i cili ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.

Përveç kësaj, raportohet se janë shtruar në spital 2 të infektuarit e parë nga kjo sëmundje.

Për "Report TV" shefja e Trajtimit të Sëmundjeve Infektive Najada Çomo shpjegoi simptomat dhe shkaqet karakteristike të përhapjes së kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

"Ethet e minjve" shkaktohet nga brejtësi i kuq dhe përhapet nëpërmjet ushqimeve të kafshuara prej tij.

Zonat malore rrezikohen më tepër nga kjo sëmundje epidemike, ndërkohë që simptomat janë: temperaturë e lartë, dhimbje muskujsh dhe ethe.

Sëmundja përhapet dhe nga vapa e thatësira. Vdekshmëria e saj arrin në 60%.