Transmetuar më 15-08-2019, 18:15

Një 38-vjeçar është ndaluar sot në Shkodër pasi qëlloi me armë në drejtim të një personi.

Ngjarja ndodhi pas një konflikt mes tij dhe një punëtori në lavazho. Në pranga është vënë 38-vjeçari L. L., banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen Skënderbeg, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtatasit K. Rr., i cili ka qënë duke punuar në autolavazhin e tij.

Personi i arrestuar dyshohet se armën që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna, gjatë ndjekjes nga Policia.

Nuk dihen shkaqet e ngarjes që mund të kishte përfunduar keq. /k.k/noa.al/