Transmetuar më 15-08-2019, 17:14

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit të Valdrin Pjetrit për t’u tërhequr nga marrja e detyrës së kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.

Lulzim Basha shkruan në Tuiter se politika do të ketë një kriminel më pak.

“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, shkruan Basha.

Më herët, Valdrin Pjetri tha se akuzat e ngritura ndaj tij nuk janë të vërteta, dhe se i përkasin një periudhe 20 vjet më parë.

Ai tha se do ta çojë këtë çështje deri në fund, por si qytetar i thjeshtë. /k.k/noa.al/

Tërhiqet Valdrin Pjetri. Dorëhiqet nga marrja e postit të kryebashkiakut të Shkodrës