Transmetuar më 15-08-2019, 16:02

Një grup turistësh spanjollë janë sulmuar sot nga pronarët e një lokali në Borsh. Ata u larguan pasi nuk u pëlqeu shërbimi, por kanë hasur në rezistencën e pronarëve të biznesit, të cilët i dhunuan me grushte.

Turistët, që kishin ardhur me jaht në Sarandë, u larguan me furgon, xhamat e të cilit u thyen nga pronarët.

Këta ta fundit, tentuan edhe t’i godisnin me thikë

Menjëherë u bë lajmërimi i policisë, ndërsa një furgon i FNSH-së u afrua në vendin e quajtur Volloder.

Pronarët e biznesit janë shpallur në kërkim nga policia. /k.k/noa.al/