Transmetuar më 15-08-2019, 15:38

Pesë emigrantë janë ndaluar ditën e sotme pasi kaluan kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Bëhet me dije se emigrantët e ndaluar janë të kombësisë siriane dhe algjeriane.

Tre prej tyre u kapën në fshatin Trestenik të Korçës, të cilët më pas u kthyen në territorin grek.

Po ashtu dy emigrantë të tjerë u ndalun në Pogradec.

Ata i kanë shpëtuar kontrolleve të policisë së Devollit, por janë ndaluar nga blutë e Pogradecit teksa përpiqeshin të gjenin mjet transporti, për të udhëtuar drejt Tiranës, me destinacion Malin  e Zi. /k.k/noa.al/