Transmetuar më 15-08-2019, 13:33

Vera e nxehtë po i afrohet fundit dhe shumë njerëz që rikthehen në shtëpitë e tyre, të brejtur nga kureshtja kalojnë pranë sheshit “Nënë Tereza”, për t’i hedhur një sy stadiumit të ri që po ndërtohet, më i madhi në vend.

Shumë prej tyre janë tifozë të thekur, të cilët mezi presin të hapen dyert për të parë një pas një, ndeshjet e Kombëtares Shqiptare. Në këtë stadium, do të zhvillohen duke nisur nga fundi i këtij viti, ndeshjet më të rëndësishme që do të ndezin arenën kombëtare të futbollit.

E integruar më së miri dhe me një vizion bashkëkohor, ashtu si në shumë vende të zhvilluara evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë stadiumit të ri po merr jetë qendra tregtare dhe komplekse, “Arena Center “. Një qendër e shumëlakmuar për të zhvilluar dhe rritur me hapa galopante biznesin. Gjithashtu, dhe mundësia më e mirë për të ofruar me cilësi të lartë, një mori shërbimesh dhe produktesh që do të “rrëmbehen” nga mijëra sportdashës shqiptarë e të huaj të cilët do të gëlojnë shumë shpesh në mjediset e reja të sportit më të rëndësishëm në botë.

E vendosur pranë sheshit “Nënë Tereza”, qendra i jep një pamje të veçantë kryeqytetit me dizajnin e saj origjinal dhe me stilin arkitekturor mjaft elegant që është përdorur në të.

Redaksia jonë, në mbështetje të zhvillimit të biznesit, kërkoi informacion pranë “Arenës” dhe mësoi se ajo pritet të hapë dyert nëntorin e këtij viti.

Deri atëherë kanë mbetur pak muaj dhe për të gjitha llojet e bizneseve që duan të ofrojnë shërbimet dhe produktet e tyre, është lehtësisht e kuptueshme, se “Arena” është mundësia unike për ta.

Për më tepër, qendra do të jetë e pakufizuar në produktet dhe shërbimet që ofrohen, duke u bërë kështu lajtmotiv për shumëkënd që e viziton, pavarësisht se është i apasionuar apo jo pas futbollit.

Sepse “Arena” është projektuar si një hapësirë e gjerë ku njerëzit mund të takohen dhe po ashtu edhe si një qendër tregtare moderne, një ekosistem ku gjen çfarë dëshiron.

Sipërfaqja e saj, prej 54 mijë metra katrorë, është projektuar në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të sigurisë.

Bukuria e kësaj qendre lidhet me faktin se infrastruktura përreth ofron pika të tjera atraksioni në mënyrë që njerëzit të mblidhen dhe të marrin pjesë në evente zbavitëse.

Pjesë e kësaj qendre do të jetë edhe ‘Marriot Hotel’, një prej brand-eve më të rëndësishme botërore që vjen për herë të parë në Shqipëri me një hotel tek “Arena”, me standardet e larta që e karakterizojnë.

Po ashtu qendra ka mundësuar dhe një “arenë” të bollshme argëtimi për fëmijët. Nuk mungojnë as qendra estetike dhe SPA, që së bashku me disa bare, restorante, dyqane mode, mundësojnë ofrimin e një game të gjerë shërbimesh, ku kushdo do të gjejë veten.

Ekspertët e biznesit pohojnë se dyqanet, restorantet dhe aktivitetet zbavitëse të qendrës tregojnë se “Arena” do të jetë një destinacion mjaft i frekuentuar për modën dhe stilin e jetës, duke ofruar përvojën më të mirë në kryeqytet.

Mjediset e përshtatshme për dyqane, zyra, bare dhe restorante, do ta bëjnë qendrën mjaft të veçantë. Një vend plot energji dhe stil, “Arena” do të kthehet në një pikëtakim të dëshiruar, ku miqtë dhe familjet do të kalojnë orë të tëra duke blerë nëpër dyqane, duke ngrënë nëpër restorante apo duke u dëfryer në mjediset përreth.

Fisnik Bushati, CEO i kompanisë që menaxhon qendrën, tregon më shumë mbi këtë qendër që pritet të plotësojë “urinë” e vendasve dhe të huajve për të pasur produkte dhe shërbime cilësore në hapësira moderne me standardet më të larta ndërkombëtare.

“Qendra “Arena” u premton konsumatorëve një ambient modern, tërheqës dhe të përballueshëm tregtar; një destinacion për një stil jetese mjaft tërheqës. Në çdo periudhë të vitit, ditën apo natën, jashtë apo brenda, do të ketë gjithmonë diçka për të bërë brenda këtyre ambienteve. Njerëzit mund të dalin nëpër dyqane, mund të hanë në një restorant, mund të luajnë dhe mund të kalojnë një përvojë vërtet të mrekullueshme aty”, pohon zoti Bushati.

Nuk ka mbetur dhe shumë kohë nga hapja e madhe e “Arena Centre”. Deri atëherë na duhet të presim dhe pak, për të shijuar edhe ne, “Arenën” shqiptare.

Për më shumë informacione: www.arenacenter.al