Transmetuar më 15-08-2019, 12:43

Zgjodhi ditën e përvjetorit të nëntë të martesës me regjisorin Justin Ervin, për t’iu dhënë lajmin e bukur ndjekësve të saj.

Modelja e mbushur Ashley Graham, është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Bukuroshja tregon me krenari barkun e rrumbullakosur, teksa buzëqesh pranë të shoqit.

“Nëntë vite më parë u martova me dashurinë e jetës sime. Ishte udhëtimi më i mirë, me njeriun më të preferuar! Sot ndihemi shumë me fat dhe entuziastë që festojmë zgjerimin e familjes sonë”, shkruan modelja.

Duket se Graham është në fund të shtatzënisë ndërkohë që për muaj me radhë e ka mbajtur gjithçka të fshehtë. /a.y/noa.al