Transmetuar më 15-08-2019, 12:30
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën në mënyrë të dhimbshme në Tiranë, teksa ka tentuar që të riparojë pompën e ujit.

Rreth orës 11:38 të ditës së sotme në rrugën “Brigada VIII”, 43-vjeçari E. K.,

dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë e kontaktit me korrentin, 43-vjeçari ndërruar jetë.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al