Transmetuar më 15-08-2019, 11:50

Vajza e aktorit të humorit Erion Isai, njëherësh kryebashkiak i zgjedhur i Kolonjës, feston sot ditëlindjen.

Vogëlushja e cila mban emrin Ajër mbush këtë të enjte 3 vjeç.

Erioni ka publikuar një video të saj, ku vogëlushja dëgjohet të thotë “Se unë të kam jetë”.

Bashkë me këtë video, Erioni i bën urimin e veçantë për ditëlindje, me fjalë të ndjera.

“Ajër ndryshoi gjithçka, forcoi shumëçka. I dha kuptim anës më të thellë shpirtërore. Është kodi midis meje dhe Zotit.. ndjesia e bekimit! Është përbetimi i dashurisë. Është bërthama e kristaltë e familjes. Gëzuar datëlindjen Ajër!”, ka shkruar Isai. /a.y/noa.al