Transmetuar më 15-08-2019, 11:36

Pak ditë pas marrjes së detyrës si kryebashkiak i Kamzës, ish-deputeti socialist Rakip Suli, nis denoncimet e paraardhësit të tij.

E ndërsa ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu e dorëzoi zyrën paqësisht, duke e boshatisur atë, Suli e ka nisur detyrën me betejë të ashpër ndaj tij.

Rakip Suli përmes një njoftimi për shtyp bën me dije se vendosur të inspektojë sot në orën 16:30 një ndërtim.

Mësohet se leja e këtij ndërtimi është dhënë nga ish-kryetari Mziu brenda parkut të liqenit të Paskuqanit,

në kundërshtim me studimin urbanistik ku kjo zonë është zonë rekreacioni. /a.y/noa.al