Transmetuar më 15-08-2019, 08:39

I riu që shikoni në fotografi është 19-vjeçari nga Mati, Keidi Pasha, i cili mbrëmjen e kësaj të marte u ekzekutua me armë zjarri në mes të rrugës në Wolfsburg të Gjermanisë.

Një makinë në ecje e sipër hapi zjarr me pistoletë ndaj tij, duke e vrarë.

Krahas Pashës mbeti i plagosur edhe një shoku i tij, gjithashtu shqiptar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende rrethanat e atentatit ndaj shqiptarëve, ndërkohë që hetimet lidhur me ngjarjen janë në vijim. /a.y/noa.al

Atentat ndaj shqiptarëve në Gjermani, një i vdekur dhe një i plagosur