Transmetuar më 15-08-2019, 08:23

Këngëtarja e njohur, Linda Halimi, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qysh pas lindjes së djalit është tërhequr disi nga muzika.

Mirëpo së fundmi ajo ka zbuluar në InstaStory se do i futet biznesit.

Ajo ka shkruar se është në kërkim të modeleve femra, që do t’i reklamojnë veshjet e butikut të saj më të ri që do të hapet së shpejti.

“Njerëz, po lançoj dyqanin tim të parë online. Etiketoni modelet më të mira! Të të gjitha etnive”, ka shkruar Linda në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se Linda nuk është e re në fushën e biznesit, pasi disa vite më parë, hapi një qendër dobësimi në Prishtinë. /a.y/noa.al