Veshkat janë një prej organeve më të rëndësishme në trupin e njeriut, ndaj është e rëndësishme që ti mbroni ato.
Dëmet kryesore i shkaktojnë radikalet e lira, ndaj farat e pjeprit i’u vijnë në ndihmë.
Mund ti hani të thata si çdo farë tjetër, por mund ti përdorni edhe në sallatë.
Në sajë të vitaminës E, farat e pjeprit i mbrojnë veshkat nga radikalet e lira, kjo edhe prej përqendrimit të madh të antioksidantëve.
Po ashtu farat e pjeprit janë të mira pasi ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët dhe lehtësojnë tretjen e ushqimit.
Mineralet që gjenden në këto fara, ndihmojnë edhe në uljen e tensionit të gjakut.
Përdorim shumë i mirë i farave të pjeprit duhet bërë edhe nga personat mbipeshë, të cilët i stimulojnë në humbjen e kilogramëve të tepërt. /a.y/noa.al