Transmetuar më 14-08-2019, 23:22

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen e shqiptarëve ka ndodhur në Gjermani.

Sipas mediave gjermane një shqiptar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur nga të shtënat me armë.

Mësohet se personat që ishin në shënjestër, të moshës 30 dhe 31 vjeç, u gjetën në Meinestraße në rrethin Volfsburg Vorsfelde.

Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus i tha BILD se të plagosurit janë të dy shqiptarë.

“Ata përfunduan në spital, por njëri prej tyre humbi jetën më vonë si pasojë e plagëve të marra”, shkruajnë mediat gjermane.

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në drejtim të tyre nga një makinë, çka nënkupton se agresorët kanë qenë përgatitur për këtë atentat. Viktima është identifikuar si Keidi Pasha.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë.