Transmetuar më 14-08-2019, 20:20

Gjatë ditës së sotme u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 56-vjeçare regjisori dhe skenaristi i njohur Gjergj Xhuvani.

Regjisori u nda nga jeta ditën e sotme në Romë të Italisë, ku ndodhej për kurim.

Kjo pasi 56-vjeçari prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.

Emra të njohur kanë shprehur pikëllim për humbjen e tij.

Mes tyre edhe shoumeni, Ardit Gjebrea.

"Trishtim! Gjergj Xhuvani mik që tek Artet studentë bashkë, admirim i mëpasshëm për suksesin dhe talentin, mëndjen dhe unicitetin e tij – iku… Është ajo ikja pa kthim që të trishton! Paqe për ty, artist i papërsëritshëm si ty", shkruan Arditi në një postim në rrjetet sociale./a.k/noa.al/