Transmetuar më 14-08-2019, 19:30

Këngëtarja e njohur Katy Perry, akuzohet për abuzim seksual! Balerini dhe modeli Josh Kloss, protagonist i klipit të saj të vitit 2010 “Teenage Dream”, e akuzon publikisht këngëtaren, pak pas zyrtarizimit në fejesë me aktorin Orlando Bloom.

“Më detyroi që t’iu tregoja penisin tim të gjithëve… U trajtova si një prostitutë dhe u ekspozova para miqve të saj. Në një festë ditëlindje, u takuam dhe përqafuam. Por teksa u ktheva për ti prezantuar një mikun tim që me zor po priste ta takonte, ajo më uli pantallonat dhe mbathjet për të nxjerrë penisin tim dhe për t’ua treguar të pranishmëve. Imagjinoni çfarë sikleti për mua”, thotë balerini.

Kloss shprehet se u ndje i përdorur dhe i dhunuar seksualisht nga këngëtarja, për shkak të sjelljeve të saja.

Ai shton se ka heshtur për të pasur mundësi të punojë, në mënyrë që të rriste të bijën, por thotë se tashmë nuk mundet më dhe se sjellja e Katy në publik, e ka dëmtuar rëndë.

Kloss e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se këto lloj ngacmimesh nuk janë të rënda vetëm për një femër, por edhe për një mashkull. /a.y/noa.al