Qeveria sulmon gjykatat: Po pengojnë luftën kundër informalitetit, duke zhbllokuar bizneset me shkelje
Transmetuar më 14-08-2019, 18:39

Zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe ministrja e Financave, Anila Denaj, akuzuan sot gjykatat se po pengojnë luftën kundër informalitetit, duke zhbllokuar bizneset e kapura në shkelje të përsëritur të ligjeve tatimore.

“Ne shpresojmë se një ditë të gjitha këto vendime dhe të gjithë këta gjykatës do të kontrollohen. E dini ça ndodh? Bizneset që zhbllokohen nga gjykata prapë vazhdojnë të shkelin ligjin, por ne do jemi aty”, tha ministrja Denaj.

Ministrja Denaj u bëri thirrje gjykatësve që t’i përmbahen ligjit dhe u angazhua se “Qeveria nuk do të tërhiqet nga ndëshkimi i bizneseve që shkelin ligjin”.

“Gjykatësit i ftoj të lexojnë ligjin dhe të lexojnë argumentat që jep administrata tatimore për bizneset e bllokuara. Nëse administrata e ka gabim, sigurisht le t’i lirojnë, por nëse bllokimet janë me fakte atëherë u them këtyre gjykatësve të mendohen mirë para se të japin vendime”, u shpreh Denaj.

Ministrja e Financave u ka bërë thirrje bizneseve që të zbatojnë ligjin, pasi, sipas saj, qëllimi i qeverisë nuk është ndëshkimi i tyre, por vendosja e rregullave të barabarta në treg. Për këtë arsye tatimet do të vazhdojnë kontrollet në të gjithë vendin.

“Të gjithë do të kontrollohen. Ne do të vazhdojmë me planin tonë operacional”, tha Delina Ibrahimaj, drejtoreshë e Tatimeve.

Ndërkohë shumë shpejt Qeveria pritet të miratojë një paketë të re ligjore, e cila përshkallëzon gjobat dhe ndëshkimet e tjera administrative ndaj bizneseve të cilat kryejnë evazion apo aktivitet informal.

Sakaq z.Braçe publikoi faksimile vendimesh gjyqësore për rastin Havana dhe një informacion që e lexoni të plotë më poshtë:

GJYKATA PRIVATE E EVAZIONIT FISKAL, HAVANA, KERCENIMET DHE ZERO MILIMETRA PAS!

Nje gjykates, tek pulle nje i tille, ne nje gjyq pa lajmeruar e pa qene palet, madje ne “dhome keshillimi”, ka hequr bllokimin mbi Havanën në Dhërmi.

Gjykatesi as i kishte lajmeruar Tatimet. Gjykatesi ka “gjykuar” ne gjykaten e Faktit Vlore, edhe pse kjo gjykate nuk ka kopetence mbi çështjen por e ka gjykata Administrative.

Me tej, nje permbarues ka hequr shiritat e bllokimit te #Havana edhe pse nuk ka vene ne dijeni Tatimet deri ne fund te orarit te tyre zyrtar.

Pra, cdo gje e miremenduar, rakorduar e kryer sic deshen; E GJITHA NE KURRIZ TE INTERESIT PUBLIK, TE ARDHURAVE E BUXHETIT, DEMTUAR RENDE NGA MOS DOKUMENTIMI I VIJUESHEM, I PERSERITUR I QARKULLIMIT TEK #HAVANA.

Kete here edhe ne gjykaten private!

Poo, tani e kam shume te qarte: EVAZIONI FISKAL KA GJYKATEN E TIJ PRIVATE, NE DREJTESINE E VJETER E TE KORRUPTUAR!

E gatshme te mbroje interesa private e te vrase perfundimisht interesin publik! Pas politikes, paralizuar nga vullneti politik per luftuar drejt evazionin e mbrojtur edhe nga politika, Drejtesia e Vjeter eshte e fundit qe po i del zot evazionit!

Natyrisht, kjo eshte beteje e do vijoje, pa leshuar asnje milimeter!

Ndaj, tani po depozitohet apelimi i vendimit te djeshem, tani po depozitohet kallezimi penal per kanosje ndaj inspektoreve te tatimeve, tani po behet gati dosja e kesaj ceshtje e lidhur me gjykaten per ne komisionin e Vettingut!

Nderkohe, nuk mbaron ketu!

Loading...
Loading...