Transmetuar më 14-08-2019, 17:26

Prindërit filmohen teksa bëjnë një lojë dhe nuk e vënë re se pas tyre fëmija bën të njëjtën gjë, duke rrezikuar jetën.

Një çift filmoi veten teksa ajo hidhet në krahët e tij nën sytë e habitur dhe të argëtuar të vogëlushit të tyre.

Fëmija i entuziazmuar vendos që të kopjojë nënën dhe hidhet drejt dyshekut, por rrezikon të bjerë në dysheme, si dhe të përdredhë qafën gjatë kapërcimit.

Prindërit e tij Sveta dhe Andrei Pineapple, nuk e vënë re atë që sapo ka bërë vogëlushi i tyre Gabriel Bonor, 2 vjeç e gjysmë, por vetëm kur panë videon e realizuar u shokuan.

Çifti i cili jeton në Ekaterinburg, të Rusisë, e publikuan videon në rrjetet sociale, duke ngjallur polemika të shumta.

Fatmirësisht siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë, vogëlushi nuk pësoi asnjë lëndim, ndërkohë që vijon të buzëqeshë. /a.y/noa.al