Avioni ngrihet pas përfundimit të pistës, pamjet drithëruese
Transmetuar më 14-08-2019, 16:29

Pamjet që gjeni më poshtë vijnë nga aeroporti i Moskës, Domodedovo, pak kilometër larg kryeqytetit rus.

Një avion ‘Boeing 737-800’ bëri një ngritje tejet të rrezikshme më 5 gusht, duke u shkëputur nga toka pak metra pas përfundimit të pistës.

Kështu u rrezikuan 150 pasagjerët e drejtuar për në Simferopol, të Ukrainës.

Më tej mjeti arriti në destinacionin e nisur, duke u ulur me siguri të plotë.

Mirëpo kamerat e sigurisë së aeroportit filmuan momentin e ngritjes, ndërkohë që lidhur me rrethanat e ngjarjes, kanë nisur hetimet. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...