Transmetuar më 14-08-2019, 16:00

U paraqit në aeroport në pritje për të hipur në avion dhe zbuloi se ishte pasagjeri i vetëm.

Ai u nis me avionin e kompanisë “Delta”, nga Aspen, Colorado drejt Salt Lake City, në Utah.

Është kjo ajo që i ka ndodhur Vincent Peone, shkrimtar dhe regjisor amerikan.

Burri e dokumentoi eksperiencën e tij nëpërmjet një video, të cilën e publikoi në rrjetet sociale, siç mund të shihni në pamjet që noa.al sjell më poshtë.

Në bord ai shoqërohej nga një stjuardesë, ndërsa përshëndet pilotët dhe bënë panoramën e gjithë kabinës bosh. /a.y/noa.al