Transmetuar më 14-08-2019, 15:05

Prej kohësh tanimë qarkullon lajmi se Ermal Mamaqi është duke bërë një film të ri dhe se do ketë një super kast.

Është mësuar se këngëtarja e famshme, që numëron miliona shikime me këngët e saj dhe mbretëresha e Instagramit, Enca do të jetë protagoniste në filmin e ri të Ermalit.

‘Xing’ sjell për disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e filmit ku Enca shfaqet si gjithnjë plot stil teksa ndodhet krah Ermalit.

Sot është dita e parë e xhirimeve që mesa duket është hapur me Encën.

Krah Encës është protagoniste në film edhe aktorja e famshme Arjola Demiri, por në ditët në vazhdim do zbulohet më shumë për rolet e tyre.