Humbi kontaktet me familjen dy ditë më parë, gjendet i vdekur në rrugë
Transmetuar më 14-08-2019, 12:44
Foto ilustruese

Një 66-vjeçar është gjetur i vdekur në Bajkaj të Delvinës. Viktima është Zeman Kusho nga Stjari i Delvinës.

Trupi i tij është gjetur rreth dy kilometra larg Stjarit. I moshuari kishte prej të hënës i humbur pasi kishte dalë për të konsumuar një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar.

Momenti i fundit që ai është parë janë disa pamje nga kamerat e një biznesi mesditën e të hënës në Stjar.

Familja filloi kërkimet pas ai nuk u kthye më në banesë, por më pas është gjetur i pajetë rreth orës 11:20 në Bajkaj.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë por dyshohet se shkak mund të jenë bërë edhe temperaturat e larta që mund të kenë sjellur komplikacione në shëndetin e 66 vjeçarit. Nga vëzhgimet e para nuk rezulton që viktima të ketë shenja dhune.

Loading...
Loading...