Transmetuar më 14-08-2019, 10:32

Një zjarr masiv ka rënë në fshatin Boshanj të Ersekës. Raportohet se zjarri ka përfshirë sipërfaqe prej 15 hektarë me dushk dhe pisha në pyll.

Si pasojë e flakëve, po digjet me shpejtësi pjesa e pyllit mbi fshatin Boshanj, ndërsa zjarri vijon të jetë ende aktiv.

Deri më tani raportohet për shtatë vatra zjarri, ndërsa është shumë e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëseve për shuarjen e flakëve, për shkak të terrenit të thyer.

Kujtojmë që ditët e fundit ka pasur shumë raste zjarresh, qoftë të qëllimshme apo dhe nga shkaqe natyrore nga temperaturat e larta.

Ditën e djeshme ndodhi një rast tjetër në Ersekë në vendin e quajtur Antenat, ku banorët e kishin vendosur për të pastruar tokën, por u arrit shuarja e tij nga forcat zjarrfikëse. Po ashtu situata të rënda me zjarrin kanë patur rrethet e Gjirokastrës, Fierit, dhe Shkodrës./b.l/noa.al/