Transmetuar më 14-08-2019, 08:25

Aksioni i qeverisë kundër informalititetit në sektorin e hidrokarbureve është bërë objekt debati edhe në faqen e ‘Facebook’-ut të kryeministrit Edi Rama.

Në një video që ka postuar kryeministri nga aksioni i fundit, një komentues e ‘ngacmon’ Ramën, se e gjithë kjo nismë ka nisur pasi i pari i qeverisë e ka pësuar me karburantin e makinës së tij.

“Më duket se makina jote e ka pësuar keëaj rradhe se ska mundësi se po merr këtë nismë. Gjithsesi shpresoj ti kontrollosh të gjithë pa dallime”, I shkruan komentuesi.

Kaq ka mjaftuar që Rama t’i përgjigjet, duke i kujtuar qytetarit që ai nuk di t’i japë makinës.

“Unë s’di t’i jap makinës kështu që nuk e ndjej ca pëson makina😁Po kjo nuk është një përpjekje që po fillon tani, megjithëse njeriu harron shpejt dhe shumëkush e ka harruar ca katrahure totale ka qenë ky vend ca vite përpara!

Tani thjesht po i japim më shumë gaz në këtë drejtim makinës së shtetit. Do thuash ti po pse tani e jo përpara me kaq gaz? Sepse nuk bëhen dot të gjitha menjëherë vëlla”, shkruan Rama.