Transmetuar më 13-08-2019, 23:32

Një 18- vjeçar nga India ka befasuar me veprimin e tij në ditën e lindjes.

Mësohet se ai hodhi BMW-në e tij të re në një lumë pasi ia bënë si dhuratë për ditëlindje.

Dhuratën e prindërve ai e hodhi në lumë pasi ajo nuk ishte makina që dëshironte.

Ai kërkoi që prindërit e tij t’i dhuronin një Jaguar dhe me sa duket, BMW seria 3, nuk ishte dëshira e tij.

Pamjet e shpërndara në internet në Indi shfaqin BMW-në duke u fundosur në lumë.

Më poshtë keni videon./a.k/noa.al/