Transmetuar më 13-08-2019, 19:50

Bayern Munich ka shprehur interes për Philippe Coutinho, por ata ende nuk kanë hyrë në negociata me Barcelonën për nënshkrimin e brazilianit.

Pala katalanase mezi pret ta largojë lojtarin këtë verë i cili synonte të transferohej në Premier League por dëshira e tij nuk u realizua dot.

Barcelona dëshiron të fitojë para me shitjen e Coutinhos dhe një transferim në Bundesligë ose Serie A nuk është përjashtuar, ndërsa bavarezët tashmë kanë pyetur për çmimin e lojtarit.

Neymar mbetet objektivi kryesor i katalanasve dhe ata janë të gatshëm të përfshijnë në këtë operacion edhe ish mesfushorin e Liverpool-it.